Menu Mbylle

ENERGJI E GJELBËRT

Ne i kushtojmë rëndësi të vecant edhe energjisë së gjelbërt.
Ofrojmë produktet dhe shërbimet profesionale të energjisë së gjelbërt e cila është më eficiente nga të gjitha format e energjisë, e padëmshme ndaj ambientit e dobishme për njerëzit dhe njihet si energjia e së ardhmes.
Ekipi jonë përkujdeset që ju të keni një ambient me energji sa më pak të dëmshme, eficente dhe sa më pak të kushtueshme dhe atë;
• Panele fotovoltaike (Diellore)
• Bateritë Akumuluese (DC)
• Invertorët (DC- AC)
• Gjeneratorë
• UPS - bateri

Burimet e Ripërtërishme të Energjisë (BRE) përbëjnë një element të rëndësishëm të sektorit energjetik. Këto burime bazohen në realizimin e tri synimeve kryesore mbështetjen në zhvillimin e përgjithshëm ekonomik, rritjen e sigurisë së furnizimit me energji dhe mbrojtjen e mjedisit.Republika e Kosovës është anëtare e Task Forcës mbi Burimet e Ripërtërishme të Energjisë, e krijuar si pjesë e Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë (SKE).

Duke qenë një pjesëmarrëse aktive në këto mekanizma, ajo ka marrë një detyrim që t'i zbatoj kërkesat e përbashkëta të palëve pjesëmarrëse në lidhje me një promovim më të mirë të përdorimit të BRE-së për qëllim të konsumimit lokal, dhe ka për qëllim që deri në vitin 2020 të përmbushin së paku 20% të synimeve të konsumimit përfundimtar të energjisë prej BRE-së. Një nga burimet e energjisë e cila është e rinovueshme është sistemi solar i cili shndërron energjinë diellore në energji elektrike pa pasur nevojë për pajisjet rrotulluese. Rrezatimi diellor në Kosovë vlerësohet të jetë ndërmjet 1500 dhe 1650 kWh/m2në vit.

Me afërsisht 278 ditë me diell, Kosova mund të konsiderohet si një vend që ka predispozita të qarta për shfrytëzimin e këtij burimi. Po ashtu, edhe intensiteti i rrezeve gjatë këtyre ditëve konsiderohet të jetë i ngjashëm me vendet të cilat vetëm kanë filluar të instalojnë panele solare.

Bazuar në pozitën gjeografike dhe kushtet klimatike të Kosovës, energjia diellore mund të shfrytëzohet në masë të konsiderueshme për ngrohjen e ujit sanitar dhe për prodhim të energjisë fotovoltaike.Inline Engeneering projekton të gjitha modulet përbërse të sistemeve solare duke u bzuar në nevojat e shfrytëzuesëve.

Ne ofrojm shitjen, instalimin, implementimin si dhe mirembajtjen e të gjitha paneleve solare nëpër objekte me madhësi të ndryshme.Ne kemi marrëveshje edhe me prodhues vendor të paneleve solare Jaha Solar në Fushë Kosovë!! (Kete Ardi normal nese mendon me bere si marreveshje parapraksisht)Të gjitha paisjet e përdorura për realizmin e projekteve janë të standardizuara dhe për këtë ofrojmë garancion 2 vjeqar!