Menu Mbylle

AUTOMATIKË INDUSTRIALE

Ne ofrojmë shërbime në automatizimin e proceseve në fusha të ndryshme të industrisë. Ne aplikojm trendet e fundit në teknologjinë e automatizimit nga prodhues më të njohur ndërkombëtar.

Në fushën e automatikës ne bëjmë shitjen, projekitimin, realizimin e projektit, testimin si dhe mirembajtjen e të gjitha sistemeve automatike.

Projektet përfshijnë këto paisje:

  • PLC(Programmable Logic Controller)
  • RTU(remote terminal unit)
  • SCADA(Supervisory control and data acquisition)
  • DCS(distributed control system)
  • Paneli i sensoreve dhe aktuatorëve
  • Instalimi i rrjetit kompjuterik per komunikim në mes te paisjeve
  • Shndërruesit frekuencorë
  • si dhe komponente tjera për të kompletuar të gjithe sistemin

Prodhuesit kryesor në botë për sistemet PLC SCADA

Po ashtu në projektet tona përfshihet instalimi i softuerit me licensë, programimi i PLC, testimi dhe mirembajtja e sistemeve. 

Të gjitha paisjet e përdorura për realizmin e projekteve janë të standardizuara dhe për këtë ofrojmë garancion 2 vjeqar!

Duke u bazuar në përparësitë që na ofron kjo teknologji të gjitha fabrikat janë duke kaluar në sistemet automatike me qëllim të saktësisë, sigurisë, shpejtësisë, efiqiencës dhe komoditetit që na ofrojnë këto sisteme. Derisa më heret shumë procese kanë qenë mekanike të natyrës analoge sot me aplikimin e kësaj teknologjie të gjitha ato paisje mundë ti digjitalizojme dhe te kemi monitorim në kohë reale përmes aplikacioneve kompjuterike.

Shembull i aplikimit të sistemeve automatike në Kosove janë KOST, KEK, Ujësjellësi i Prishtinës si dhe shume fabrika tjera të cilat prodhojnë apo monitorjnë të gjithë veprimtarinë të cilën aplikojnë.

Ne bashkpunojmë me prodhues si Siemens, ABB etj për furnizim me softuer dhe paisje në industrinë automatike.